Filloi përdorimi i testeve të shpejta! Për 15 minuta konfirmohet nëse pacienti është me covid-19

Shpërndaje

Filloi përdorimi i testeve të shpejta që janë teknologjia më e re me të cilët për 15 minuta konfirmohet nëse pacienti është i infektuar me Kovid-19. Lloj i tillë i testit u bë sot në Shtëpinë e shëndetit Shkup, ku ka rreth 400 teste të tilla. Bëhet fjalë për teste që japin 99,6% rezultate të sakta.

“Nga sot në Shtëpinë e shëndetit Shkup filloi përdorimi i testeve të shpejta për Kovid-19. Testin mund ta bëjë secili që ka simptome të Kovid-19. Nëse presoni është pozitiv, menjëherë brenda ditës informohet Instituti për shëndet publik i cili më tej vepron me anketë epidemiologjike që personi të vendoset në izolim. Në lidhje me këto teste, së pari merret strisho nga hunda dhe goja, më pas vendoset në epruvetë në të cilën ka lëng, nevojiten 15 apo 20 minuta, në një pllakë pikohet, dhe menjëherë kemi rezultatin”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

Nga 13 mijë teste të shpejta shtesë që janë donacion në Ministrinë e shëndetësisë sot kanë arritur 3000 teste. Pjesa tjetër do të dorëzohet të mërkurën. Këto teste të shpejta janë falas për qytetarët, ndërsa të njëjtat do të shpërndahen në 13 spitale të vendit, në Klinikën infektive në Shkup, Spitalin 8 Shtatori, Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët – Kozle dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozë – Shkup.

“13 mijë teste të shpejta nesër dhe pasnesër do të distribuohen nëpër spitalet dhe në Qendrën e shëndetit publik ku do të bëhen testimet. Këto janë teste të shpejta që janë gati për 15 minuta, bëhet fjalë për teste më të reja, teknologji më të re, me çka do të rritet kapaciteti i të gjithë laboratorëve shtetërorë dhe kjo praktikë e testimit do të bëhet e rregullt”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Për këto teste nuk do të paguhet, tha ministri Filipçe ndërsa testimi do të caktohet përmes sistemit “Termini im” përmes algoritmit që zbatohet edhe për testet e tjera. Njëkohësisht shteti, me parat e planifikuara me rebalancin e buxhetit, do të sigurojë edhe rreth 100 mijë teste të shpejta.