Fjalimi i fuqishëm i avokatit të Veselit në Speciale: Jugosllavia bëri kasphane në Kosovë, krerët e UÇK’së e mbrojtën popullin

Shpërndaje

Ben Emmerson, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, njëherazi ish-drejtues i UÇK’së, ka thënë se Jugosllavia kishte ushtruar kasphane mbi qytetarët e Kosovës dhe se komandantët që po gjykohen sot, i mbrojtën ata. Emmerson para gjyqtarit të Gjykatës Speciale tha se e vetmja “ndërmarrje kriminale” siç po i referohet ky institucion, është ajo që e mbrojti popullatën civile nga Jugosllavia.

“Jugosllavia ushtroi kasaphane mbi Kosovën, e vetmja “ndërmarrje kriminale” ishte ajo që mbrojti popullatën civile nga jugosllavët, qëllimi i tyre nuk ishte krimi ndaj civilëve por mbrojtja e tyre.”, tha ai, raporton Gazeta Metro.

Tutje, Emmerson shtoi se ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare kanë qenë të njëjtë si i gjithë populli i Kosovës, por ishin vullnetarë për lu*ftë.

“Në qoftë se do të kishin kryer krime, këta drejtues që janë sot në bankën e të akuzuarit, ishin njësoj si populli tjetër i Kosovës, ishin bujq ishin vullnetarë, vinin nga të gjitha vendet e rajonit.”, tha ai. Ndryshe, aktualisht në Hagë është duke u mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Gjykatësi i procedurës paraprake mbledh një konferencë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore sa më shpejt që të jetë e mundshme pas paraqitjes së parë të të akuzuarit dhe më pas nëse del e nevojshme për: (a) organizimin e shkëmbimeve midis palëve dhe, kur është e zbatueshme, të mbrojtësit të viktimave për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykimin; (b) ndërmarrjen e hapave që mundësojnë çdo përgatitje të nevojshme prej palëve në mënyrë të zellshme dhe në kohë; dhe (c) rishikimin e ecurisë së çështje gjyqësores dhe që palëve, e kur është e zbatueshme mbrojtësit të viktimave, t’u jepet mundësia e ngritjes së problemeve në lidhje me çështjen gjyqësore.”, thuhet në pikën e parë të rregullës së lartpërmendur.

Me pëlqimin me shkrim të të akuzuarit që jepet pas këshillimit me mbrojtësin e vet të specializuar, konferenca për ecurinë e çështjes gjyqësore në bazë të kësaj rregulle mund të mbahet: (a) në praninë e të akuzuarit dhe me pjesëmarrjen e mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës; (b) në praninë e mbrojtësit të specializuar dhe me pjesëmarrjen e të akuzuarit nëpërmjet videokonferencës; dhe (c) në mungesë të të akuzuarit me praninë e mbrojtësit të specializuar, ose pjesëmarrjes së mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës.