Georgievski: Në Bullgari ka ndjesi negative për maqedonasit

Shpërndaje

Ish-kryeministri Ljupçe Georgievski në emisionin Click Plus në TV 21 deklaroi se Bullgaria mendon se bëhet shumë pak nga ana e RMV-së në lidhje me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Atje ka ndjesi të madhe negative për maqedonasit. Ata konsiderojnë se shumë pak bëjmë për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë”, thotë Georgievski.

Ai potencoi se Zaev në mënyrë radikale ka hyrë në përafrim me Bullgharinë dhe se kjo duhet të shpërblehet me nisjen e bisedimeve me BE-në.

“Është paradoks i madh nga ana e Bullgarisë. Ne duanim dhe duam të përafrohemi me ta, dhe për këtë, ne dënohemi nga Sofja zyrtare”, tha ai.