Haradinaj i përgjigjet Lajçakut: Liria e lëvizjes nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit

Shpërndaje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj i është përgjigjur emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak pasi ky i fundit i dërgoi një letër kryeministrit Hoti pas ndalimit të vizitës së presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë.

Në këtë letër, Lajçak i bëri thirrje Kosovës që të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel mes dy palëve për lirinë e lëvizjes, shkruan lajmi.net.

E me anë të një postimi në Twitter, Haradinaj i është përgjgigjur Lajçakut duke i thënë se pikë së pari, liria e lëvizjes nënkupton hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ajo ka publikuar edhe dokumentin që flet për këtë marrëveshje.

“Liria e lëvizjes, pikësëpari, nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit në Mitrovicë”, ka shkruar ajo.