Haradinaj përkujton vëllain e rënë në luftë: Mbete i ri përgjithmonë

Shpërndaje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Luan Haradinaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan disa rreshta prekëse për vëllain kur thotë se për familjen ka për të qëndruar gjithmonë i ri.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzet e shtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzet e tre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes”, shkruan Haradinaj.