Haradinaj-Stublla uron Biden: Amerika është aleati më i rëndësishëm i yni

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Joe Biden për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së.

“Marrëdhënia e veçantë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në themelet e saj ka vlerat e përbashkëta të paqes, lirisë dhe demokracisë. Amerika është aleati më i rëndësishëm i yni, që qëndroi me ne në përpjekjet tona kundër gjenocidit dhe shtypjes, duke arritur çlirimin dhe pavarësinë së bashku”.

“Urime Presidentit të 46-të Amerikan z.Joseph Biden, dhe zëvendës-Presidentes historike znj.Kamala Harris. Mirëpresim vazhdimin e ndërtimit e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë të ngushtë prej çështjeve të politikës së jashtme në ato të paqes dhe mbrojtjes”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.