Haradinaj: Unë i kam dhënë një ofertë PDK’së edhe VV’së

Shpërndaje

Kandidati i AAK’së për president Ramush Haradinaj thotë se u ka bërë një ofertë Vetëvendosjes dhe PDK’në në këmbim të votës së tyre që ai të zgjidhet president.

Ai thotë se u ka premtuar ‘rikthim vote në parim’ në një të ardhme të mundshme politike.

“Unë i kam dhënë një ofertë PDK’së, në këtë rast do t’i kthenim besimin në të ardhmen me votë nëse do të ishte dikush nga PDK’ja për një pozitë të parë (president, parlamentar etj) mund ta votonim”, tha Haradinaj.

“Edhe pa zgjedhjeve të ardhshme nëse njëri nga kandidatët për pozitë të parë është nga PDK’ja e atij i mungon një votë që ne do të mundeshmim me ja dhënë për përkrahje që me u siguruar votat ne do t’ia jepshim votat”, shpjegon Haradinaj

Ofertë të njëjtë thotë se ka bërë edhe për partinë e Albin Kurtit.

“Njëjtë do të vepronim edhe me Vetëvendosjen . Nëse Vetëvendosje thotë se votojnë kandidaturën time për president tash, do t’ia kthenim votën në të ardhmen”, theksoi ai.

Edhe një herë, ish-kryeministri ka arsyetuar kandidaturën e tij, duke thënë se është i duhuri për postin e presidentit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi u dorëhoq pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.