Hashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës

Shpërndaje

Konfirmohet aktakuza kundër presidentit të Kosovës Hasshim Thaçi.

“Do të bashkëpunoj me drejtësinë dhe nga ky moment do të jem në disponim të drejtësisë. Më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos e humbisni shpresën, besimin dhe durimin. Kemi fituar lirinë dhe pavarësinë, tani po ndërtojmë shtetin. Aktakuza është çmim I viogël I radhës që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit tone. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, jam krenar që bashke më aletatët tanë kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe ëprgjegjësi”, yja Hashim Thaçi, president i Kosovës.

“Jemi popull liridashës dhe jo popull hakmarrës”, tha Thaçi duke shtuar se Kosova ka qenë viktima ndërsa Serbia agresori. Këtë situatë do të shndërrojmë në avantazh për të ardhmen e Kosovës. Ju lus për maturi, qetësi, për unitet dhe bashkim, të qëndrojmë të bashkuar, kjo garanton suksesin tonë. Suksesi jonë është Kosova e lirë”, tha Hashim Thaçi, president i Kosovës.