Haxhi Avdyli i gëzuar për fitoren e VV-së në Llap, ja çka thotë për partinë e tij

Shpërndaje

Dëshpërim të madh nga humbja e zgjedhjeve në Podujevë nuk ka deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Sipas tij, mashtrimi e dyftyrësia nuk kanë vend dhe kjo u pa në këto zgjedhje.

“Të premten në intervistën “Pa maska” e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend. Koha është që disa me lëshu rrugë” shkruan Avdyli në Facebook.

Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë me 51.64% duke lënë prapa Nexhmi Rudarin nga LDK.