Heroina kosovare, kjo është Doruntina Miroci e cila u konfrontua me terroristët në Vjenë

Shpërndaje

Një su*lm terrorist i cili ndodhi të hënën mbrëma në Vjenë ka tronditur mbarë opinionin.

Në këtë su*lm mbetën të vd*ekur pesë persona, përfshirë këtu edhe njërin nga su*lmuesit që kreu su*lmin. Nga ky su*lm janë lënduar edhe 15 persona.

E në mesin e pjesëtareve të policisë që u konfrontuan me su*lmuesit, ishin edhe tre zyrtarë policor që janë me prejardhje nga Kosova.

Në mesin e tyre ishte edhe zyrtarja policore Doruntina Miroci. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Cufaj ka treguar se Doruntina njëherit është edhe mbesa e tij.

“Krenarë me mbesën time Doruntina Miroci, ta shoh atë duke luftuar së bashku me policinë austriake në su*lmin e tmerrshëm terrorist në Vjenë. Së bashku mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ambasadori Cufaj. /Telegrafi/