Hoxha: Sigurohen mjete për subvencionet

Shpërndaje

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë aprovuar 900 milion denarë, mjete shtesë për Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha theksoi këto fonde do të përdoren për të paguar detyrimet e prapambetura nga Programi për mbështetjen financiare në bujqësi për vitin 2019.

Pagesa do të bëhet për:

Qumështin për blerës të regjistruar, edhe atë pagesa për periudhën nga tetori 2018 deri në shtator 2019,

Për kulturat kopshtore (frutet) në kapacitetet përpunuese,

Për kulturat kopshtore (perimet) në kapacitetet përpunuese,

Mbështetje financiare për prodhimin organik,
Mbështetje financiare për zonat me mundësi të kufizuara,

Pagesa finaciare nga masa të tjera.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, edhe në kohë krize, kujdesen për fermerët e tyre të cilët janë hallka më e rëndësishme në procesin e sigurimit të ushqimit dhe zhvillimit të ekonomisë.