I rra.hin dhe u ‘shkulin’ thonjtë/ Vuajtjet e emigrantëve, pamjet e brutalitetit në kufirin e Kroacisë (Video)

Shpërndaje

Gazeta gjermane Der Spiegel ka botuar një artikull në të cilin pretendohet se oficerët e policisë kroate rra*hën emigrantët ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina.

Përveç dëshmive të emigrantëve, ata gjithashtu publikuan një video që tregon një emigrant të rra*hur në anën boshnjake të kufirit me pantallona të lagura dhe pa këpucë dhe një person me uniformë në anën tjetër.

Kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë në vitet e fundit në lidhje me dhu*nën e pretenduar nga oficerët e policisë kroate në kufirin me BeH.

Rra*hjet, goditjet me pajisje elektrike dhe madje heqja e thonjve të këmbëve janë disa nga akuzat e bëra nga emigrantët kundër oficerëve të policisë kroate.

Këtë herë, Der Spiegel arriti të konfirmojë disa nga këto akuza dhe t’i vërtetojë ato me regjistrime. Njëri nga rrëfimet që sjell media gjermane është ai i Ibrahimit.

Pakistanezi i ri ishte nisur nga Kashmiri dy vjet më parë për të arritur në Evropë.

VIDEO