Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Shpërndaje

Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherë ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Kjo është konfirmuar nga vet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një deklarate për media.

“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetarët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”, thuhet në deklaratë.