Kasami: Populli ynë mik amerikan bëri zgjedhjen më të mirë për President të SHBA-së

Shpërndaje

Pas shpalljes së rezultateve zyrtare në zgjedhjet në Amerikë dhe fitores së Joe Biden, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve.

Postimi i plotë:

Populli ynë mik amerikan bëri zgjedhjen më të mirë për President të SHBA-së. Një urim i përzemërt për të gjithë qytetarët e SHBA-ve, duke respektuar vullnetin e tyre për zgjedhjen për President të 46, mikun e popullit shqiptar Joe Biden.

Miqësia dhe respekti i popullit shqiptar ndaj SHBA-ve do të jenë të përhershme, ndërsa me Presidentin Biden edhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë SHBA-në, Zoti e bekoftë miqësinë dhe partneritetin tonë!🇺🇸