Këshilli i Sigurisë do të mbajë mbledhje për gjendjen aktuale me Kovid-19

Shpërndaje

Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot mbledhje për të diskutuar gjendjen aktuale me pandeminë e Kovid-19 në territorin e vendit, si dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve adekuate.

Me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, në seancën e dhjetë, e cila do të mbahet në mesditë në “Vila Vodno”, do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Seanca e fundit e Këshillit të Sigurisë ishte më 29 tetor. Tema edhe atëherë ishte gjendja me Kovid-19.