Këto janë dy kërkesat e Messit për të nënshkruar me Manchester Cityn

Shpërndaje

Ylli i futbollit, Leo Messi këtë verë ishte shumë afër kalimit te Manchester City, raporton “Zeri.info”.

Messi dukej i vendosur për një largim nga “Camp Nou”, pas disa pakënaqësive me drejtuesit e klubit katalunas si dhe pas humbjes së turpshme 8:2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ishte gjithmonë favorit për të nënshkruar me argjentinasin për një numër arsyesh.

Sipas “El Chiringuito”, Messi ka dy kërkesa për të kaluar te ish-kampionët e Prmierligës.

Kërkesa e parë është që trajneri aktual i “Qytetarëve”, Pep Guardiola të rinovojë kontratën e tij.

Kurse, kërkesa e dytë e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë është që sulmuesi kryesor i Cityt, bashkëkombasi i tij, Aguero të nënshkruaj një marrëveshje të re.

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona verën e vitit të ardhshëm me parametra zero.