Koalicioni i paralajmëruar VMRO, ASH e AA: Ja fjala e ZAEVIT

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev thotë se opozita ka të drejtë legjitime se si dhe me kë do të formojë koalicion, por e sheh koalicionin e paralajmëruar të mundshëm të VMRO-DPMNE-së me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, si përparësi për LSDM-në.

“Nuk kam asnjë koment sepse unë jam lider i pozitës, pra shumicës në pushtet, dhe në anën tjetër është opozita dhe e drejta e tyre legjitime, se si do të pozicionohen. Unë në atë shoh interes për më shumë vëmendje dhe përqendrim të qytetarëve drejt politikave tona. Kjo është për shkak të përcaktimit të kaluar të VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës, së politikave ndaj qytetarëve. Nga këtu, ju do të nxirrni përfundim pse mendoj se do të marrim mbështetje edhe më të madhe në periudhën e ardhshme”, tha Zaev sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp për buxhetin për vitin 2021.