Kulmi i absurdit: Serbët fitojnë zgjedhjet në Srebrenicë, aty ku masa.kruan 8 mijë persona

Shpërndaje

Ballkani nuk është larguar ende nga tmerret që sollën liftrat e viteve 90 në këtë rajon, ku dhe ndodhin absurdet e zhvillimet më të pakonceptueshme. Një nga këto ka ndodhur edhe dje; partitë serbe kanë marrë një mandat të dytë për të qeverisur komunën me 13 mijë banorë.

Kandidati i serbëve dhe kryetari në detyrë, Mladen Grujiçiç, mori 4,365 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Alija Tabakoviç, nga partitë pro-boshnjake, mori 1,808 vota. Në vitin 1995 në Srebrenicë forcat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç rrethoi qytetin dhe vr*au me gjak të ftohtë 8 mijë burra e djem të Srebrenicës, duke shënuar një gjen*ocid që është më i madhi pas luftës së Dytë Botërore.

Kryebashkiaku aktual i Srebrenicës, Grujiçiç nuk e njeh këtë gjen*ocid dhe i përket një gjenerate që kanë veracion për Karaxhiçin e Mlladiçin. Por ai spastrim etnik i ndodhur atëherë përveç se kanë shkurtuar popullsinë drastikisht kanë sjellë që një pjesë e madhe të banorëve të largohen ose drejt Sarajevës ose në Perëndim.

Ndërkaq, partia në pushtet në zonën muslimane, Partia e Aksionit Demokratik që drejtohet nga Beqir Izetbegoviç, i biri i presidentit të ndjerë të Bosnjës, Alija Izetbegoviç, humbi tre komuna të kantonit të Sarajevës, ku fituan disa parti të qendrës së majtë.

Ndërkaq, edhe në qytetin më të madh të Republika Sebska, dhe qyteti i dytë më i madh i Bosnjës, Banja Luka, ka humbur partia në pushtet e Milorad Dodikut, SNSD, dhe ka fituar një kandidat i opozitës.

Kandidati i PDP-së për kryebashkiakun e Banja Lukës, Drasko Stanivukoviç, tha se “Ky është një mesazh më i gjerë jo vetëm për Banja Luka, por për të gjithë Republika Srbskan. “SDA ka humbur tre komuna të rëndësishme në kantonin e Sarajevës. Dhe ishte vështirë për t’i mbajtur, duke pasur parasysh që të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, tha Bakir Izetbegoviçq në një konferencë shtypi.

Ndërsa presidenti i SNSD-së, Millorad Dodik pranoi humbjen në Banja Llukë – qendra administrative e Republikës Serbe të Bosnjës. “Banja Lluka zgjodhi në mënyrë demokratike dhe ne e respektojmë atë zgjedhje. Qytetarët e Banja Llukës kanë vendosur”, tha Dodik.

Partitë nacionaliste boshnjake, serbe dhe kroate kanë mbajtur pushtetin për pjesën më të madhe të periudhës që nga fundi i luftës në Bosnje 1992-1995. Por, kritikat për trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe skandalet rreth blerjes së pajisjeve mjekësore kanë forcuar mbështetjen për opozitën.

Numri i rasteve me koronavirus dhe vde*kjeve të lidhura me COVID-19 në Bosnje është rritur ndjeshëm javët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se deri më tani janë infektuar 72,000 njerëz, ndërsa më shumë se 1.800 kanë vde*kur.

Për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit, votuesve në qendrat e votimit u kërkohej të mbanin distancë të rreptë fizike, të vishnin maska për fytyrën dhe të lanin duart. Qyteti jugor i ndarë etnikisht i Mostarit do të mbajë zgjedhje veçmas më 20 dhjetor. Këto zgjedhje do të jenë të parat në Mostar në 12 vjet, dhe do të mbahen pasi partitë kryesore boshnjake dhe kroate të Bosnjës, në qershor arritën një marrëveshje për një statut të ri për qytetin.

Mostari nuk ka mbajtur zgjedhje komunale që nga viti 2008 për shkak të dështimit të autoriteteve për të zbatuar një vendim të vitit 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e cila vendosi që struktura e ndarjes së pushtetit të qytetit ishte antikushtetuese dhe duhej reformuar./GazetaShqip