Kurti pas fitores: Sot nuk kishte zgjedhje, kishte referendum

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë para simpatizantëve të partisë së tij pas fitores së kandidatit të LVV-së për kryetar, Shpejtim Bulliqi. Para qindra simpatizantëve, Kurti ka thënë se sot në Podujevë nuk kishte zgjedhje, por referendum.

“I dashuri kryetari i ri i komunës së Podujevës, Shpejtim Bullqi, të dashur aktivistë të VV-së. Sonte ka fituar Podujeva, ka fituar qytetari i saj, i cili vendosi vet për numrin 12 për Vetëvendosje, për Shpejtim Bulliqi. Nuk ka fituar thjeshtë as LVV-ja, as Shpejtim Bulliqi, por keni fituar ju”, tha Kurti.

Gjithashtu siç shprehet Kurti, me fitoren e Shpejtim Bulliqit në Podujevë nuk ka fituar Vetëvendosja, por populli.

“Ne nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën. Ne do të jemi pro jush sepse jemi si ju dhe do të mbetemi si ju”, ka thënë tutje ai.

“Qeverisja jonë do të jetë pa diskriminim me drejtësisë me barazi për të gjithë, pa i dalluar për nga mosha gjinia apo tjetër”, tha Albin Kurti.

Ai tha se ata gjithmonë do të mbesin sikurse populli.