Labi kthehet nga Gjermania në Kosovë për të mbledhur para për Valentina Ibrahimin, e cila vuan nga leukemia

Shpërndaje

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ditë më parë tregoi se po udhëton për në Gjermani për t’i vizituar familjarët e tij, pas lajmit se i ishte anuluar protesta e së premtes (13 nëntor) në Ferizaj.

Ndonëse po kalonte një kohë të mirë në Evropë, ai sot (e martë) njoftoi se do të kthehet në Kosovë, për të mbledhur para për 24 vjeçaren Valentina Ibrahimi, e cila vuan nga leukemia.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.