Labinot Tahiri shpreh ngushëllime pas vdekjes së Valentina Ibrahimit

Shpërndaje

Pak më parë u bë e ditur se ka ndërruar jetë Valentina Ibrahimi, 24 vjeçarja e cila ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa së fundmi një reagim e ka bërë edhe këngëtari e njëherësh humanisti Labinot Tahiri.

Artisti, i cili ditë më parë është kthyer nga Gjermania në Kosovë për të mbledhur para për shërimin e Valentinës, ka shprehur ngushëllime për humbjen e saj.

“Ngushëllime e dashur familje. Shpresë patëm shumë, por ja që fati i Valentinës, Valentina Ibrahimit, vajzën për të cilën u mblodhëm të gjithë mora lajmin se paska ndërruar jetë. Familjes së ngushtë të gjithë qytetarëve dhe të gjithë atyre që kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar atë engjull, iu shprehi ngushëllime të sinqerta dhe i falënderoj të gjithë, duke dalë nga vetja në këtë kohë pandemie për t’i tubuar paratë, për të vetmin qëllim që të shpëtoj jetë”.

“Kishim shpresë që nesër të mbaroj e gjitha me mjetet që kishim mbledhur, por ne nuk e caktojmë fatin e askujt në këtë botë. Të dashur njerëz e di që do ta përjetoni shumë rëndë këtë lajm, e di që jeni prekur, e akoma të cilët ata që nuk kanë dëgjuar dhe që kanë dërguar mjete për shërimin e Valentinës do të mërziten akoma më shumë. Erdha dhe jam shumë i lumtur që erdha nga Gjermania për në Kosovë dhe kjo më bëri nga mesazhi i djalit tim dhe shumë të tjerëve. Në këto momente jemi afër familjes, Faleminderit për përpjekjet që i keni bërë. Ngushëllime e dashur familje, me të mira u pafshim”, ka thënë Labi në një ‘live’ në Facebook.