Lazim Destani uron ditën e Alfabetit Shqip, përkujton Datën e Unitetit Shqiptar

Shpërndaje

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e UNITETIT SHQIPTAR. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare.

Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte DITA E ALFABETIT. Ndër ata që nuk harron asnjë datë as të ngjarjeve të mëdha historike kombëtare ështē biznismeni i njohur ndërkombëtar dhe filantropi i madh shqiptar, Lazim Destani.

Ai sot, nëpërmjet postimit në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka zgjedhur për ta uruar festën e Ditës së Alfabetit Shqip me një thënie të Kryetarit të Kongresit të Manastirit , Mid’hat Frashëri:

“…ardhi një ditë e pëlqyer për istorinë tonë, që të nisim liruar e papengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumturin’ e kombit tonë”