Letër mbështetëse për Prof. Dr. Qani Nesimin, për kandidimin e tij për udhëheqës-Reis ul-ulema të BFI-së

Shpërndaje

Në emër të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, profesorëve, asistentëve dhe të punësuarve kam nderin dhe kënaqësinë, t’ju shprehim mbështetje për kandidimin Tuaj për postin udhëheqës (Reis ul-ulema) të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të bindur në kapacitetin intelektual si mësimdhenës në Universitetin e Tetovës, në përgatitjen Tuaj në fushën e shkencave Islame si dhe aftësitë e sukseset si Myfti i Tetovës, e të gjitha këto besojmë se janë garancë për suksese të gjithëmbarsme të Institucionit të BFI-së.

Me këtë rast ju urojmë shëndet dhe suksese.

Me respekt,

Prof. Dr.Ibish Kadriu,
______________
Dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës