LSDM: Opozita e ka festuar bllokadën e Bullgarisë për anëtarësim në BE

Shpërndaje

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar opozitën dhe kryetarin e saj Hristijan Mickoski, se nuk kanë ndjenja për interesat shtetërore dhe kombëtare.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja me këngë dhe spote e ka festuar bllokadën e Bullgarisë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Kjo është reprizë e sjelljes së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit në periudhën e kaluar. Nuk kanë bërë asnjë hap përpara për integrimet evropiane, vetëm kanë bllokuar kur janë miratuar reforma të rëndësishme për të ardhmen e shtetit. Tentuan ta ndalojnë anëtarësimin në NATO dhe mbetën në anën e kundërt të interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Më tej theksojnë se asnjë sjellje e OBRM-PDUKM-së apo Mickoskit nuk do ta ndalojë të ardhmen evropiane të shtetit.