LVV thotë se për pesë ditë janë anëtarësuar mbi 600 vullnetarë në Podujevë

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi publik ka thënë se në këtë parti parti për pesë ditë janë anëtarësuar mbi 600 vullnetarë në Podujevë.

LVV thotë se kryetari i partisë, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë pritur sot dhjetëra aktivistë të rinj në Podujevë, transmeton Telegrafi.

“Sot, në qendër të Besianës, aty ku është e vendosur tenda e Lëvizjes Vetëvendosje dolën për vizitë Kryetari Albin Kurti dhe kandidati e kryetari i Komunës së Besianës së pas datës 29, Shpejtim Bulliqi. Aty ata u pritën nga dhjetëra aktivistë të rinj të cilët po e përhapin frymën e ndryshimit dhe aktivizmin rinor në çdo cep të Komunës”, thuhet në njoftim.

LVV pohon se “mbështetja që kanë marrë është garanci ndryshimit që po vjen”.

“Në vetëm 5 ditë të vendosjes së tendës, janë anëtarësuar mbi 600 vullnetarë e të rinj të gatshëm për të ndihmuar Lëvizjen për të sjellë në Besianë qeverisje komunale çfarë meriton vendi dhe qytetarët tanë. Kjo mbështetje e jashtëzakonshme dhe ky numër kaq i madh i anëtarëve të rinj është garancia e ndryshimit që po vjen”, përfundon njoftimi.