Marrëveshja përfundimtare me Azerbajxhanin zemëron armenët: Su.lme të ashpra brenda Parlamentit (Video)

Shpërndaje

Marrëveshja e paqes së Armenisë, e cila synonte t’u jepej fund luftimeve me Azerbajxhanin, zemëroi armenët ku përmes një proteste, sul*muan ndërtesat qeveritare të kryeqytetit të tyre.

Qindra njerëz dolën në rrugë pak kohë pasi kryeministri armen, Nikol Pashinyan, njoftoi për atë që e quajti marrëveshje të dhimbshme, përcjellë Klan Kosova.

Në rezidencën zyrtare të kryeministrit Pashinyan u thyen xhamat e dritareve, ndërsa protestuesit ia hoqën shkronjat e emrit nga dera kryeministrit dhe u dëgjuan duke brohoritur ”Nikoli na ka tradhtuar”.

Protestuesit arritën të futen edhe në ndërtesën e Kuvendit, përcjellë Klan Kosova. Kryetari i Kuvendit, Ararat Mirzoyan, u gjend në turmë dhe u rr*ah nga një grup i dhu*nshëm protestuesish deri i humbi vetëdija.

Siç shkruan AFP, kjo dhu*në erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin, e ndërmjetësuar nga Rusia. Përmes kësaj marrëveshje, Azerbajxhani i siguron shumë nga koncesionet që i ka kërkuar për dekada të tëra.