Me mjeken e përlotur, apeli i ministres: Kërkojnë respektin tonë, kanë muaj që punojnë me dhe pa orar për të shpëtuar jetë

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë imazhin e mjekes e cila u përlot sot në ambientet e spitalit Covid, në QSUT ku ajo punonte.

Shumë mjekë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë.

Me imazhin e mjekes së përlotur, ministrja kërkoi më shumë respekt për bluzat e bardha.

Reagimi i plotë i ministres Manastirliu:

Kanë muaj të tërë që punojnë orë e pa orë.

Kanë muaj të tërë, që i shohin prindërit, bashkëshortët, fëmijët shumë rrallë.

Kanë muaj të tërë që duan t’i përqafojnë fort të dashurit, por nuk munden.

Kanë muaj të tërë që shërbejnë me përkushtim, duke shpëtuar jetë.

Le t’u japim respektin tonë. E meritojnë plotësisht!

Ndërsa baltën, shpifjet, mohimin, le t’i mbajnë ata që i kanë patur ngahera gjellë dite, për të ushqyer ëndrrat për pushtet.

Balta e tyre, nuk ngjit tek njerëzit e punës dhe sakrificës, sado të mundohen!

Respekt për mjekët!

Respekt për infermierët!

Respekt për shërbimet e Urgjencës!

Respekt për farmacistët!

Respekt për të gjithë ata që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor, kudo në të gjithë Shqipërinë, në këto kohë pandemie që po vë në provë mbarë botën.