Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me Fondin e Abu Dhabit: Do të ndërtojmë 2000 banesa për të rilindur Spitallën dhe Durrësin

Shpërndaje

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka publikuar momentin kur nënshkruan marrëveshjen me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, për 2000 banesat e reja që do të ndërtohen nga e para në Spitallë.

“Rindërtojmë bashkë! Abu Dhabi – 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin.

Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin!

Falimenderit! Rindërtimi vazhdon”- shkruan Ahmetaj teksa poston videon e takimit.