Ndërron jetë ish Muezini nga Strimnica, haxhi Zulqufli Kadriu

Shpërndaje

Sot ka ndërruar jetë ish muezini haxhi Zulqufli Kadriu nga Strimnica, i cili ishte njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj në fshat, njofton ALBAZONE MEDIA.

Gjithashtu i ndjeri haxhi Zulqufliu ka qenë edhe iniciatori i parë për ndërtimin e xhamisë se madhe si dhe kontribuues me mjetet e veta nga pensioni i tij, për rinovimin e xhamisë së vjetër.

Stafi i ALBAZONE MEDIA, iu shpreh ngushëllime familjes Kadriu, kurse të ndjerin ZOTI e shpërbleftë me XHENNET!

Njoftimi nga Myftinia e Tetovës:

Sot më 25.11.2020 (e mërkurë), Myftiu i Tetovës bashkë me kolegët e tij, si dhe i shoqëruar nga Myftiu paraprak morën pjesë në varrimin e hoxhës Zulqufli ef. Kadriu – ish Muezin në Xhaminë qendrore të fsh. Strëmnicë.

Rahmetliu në këtë xhami ka shërbyer 21 vjet me radhë me vepra të mira dhe me një zemër shumë pastërt, gjithashtu ka qenë edhe njëri ndër kontribuesit për ndërtimin e Xhamisë së Re në fsh. Strëmnicë.

E lusim Alllahun Fuqiplotë që hoxhën tonë të dashur ta shpërblejë me xhennet, për punët dhe kontributin e dhënë në Xhamiat e fsh. Strëmnicë.