Në shtatë komuna të Kosovës, “orë policore” pas orës 19:00

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja anti-Covid. Sipas këtyre masave të prezantuar nga kryeministri Hoti, në Prishtinë dhe 6 komuna të tjera të Kosovës, pas orë 19:00 do të ketë “orë policore”. Aktiviteti ekonomik do të lejohet nga ora 05:00 deri në ora 19:00, raporton Ekonomia Online.

Komunat në “zonën e kuqe” do të jenë: Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj. Kryeministri Hoti ka thënë se është marrë vendim që arsimi i lartë të kalojë në mësim online.Hoti ka thënë se në komunat me rrezik të ulët janë të lejuara të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00.“Në komunat që janë me rrezik të ulët kemi lejuar që operatorët ekonomikë të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00; kemi rregulluar transportin publik me 50 për qind të kapaciteteve dhe qendrat tregtare dhe ato gastronomisë deri në ora 20:00”.

Komunat me rrezik të mesëm: “Shërbimet e gastronomisë nga ora 05:00 – deri në orën 18:00, po ashtu edhe qendrat tregtare punojnë me orar të njëjtë”.Hoti ka thënë se në komunat me rrezikun me të lartë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 do të vendoset orë policore dhe hynë në fuqi të premten në orën 19:00.“7 komuna janë me rrezik të lartë. Duke pasur madhësinë e këtyre komunave, çfarë kemi bërë në këto komuna aktiviteti ekonomik zhvillohet deri në orën 19:00 me specifika.

Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe vendoset kufizim i plotë dhe nga ora 19:00 orë policore dhe ndalohet hyrje daljet deri në orën 05:00”, tha ai.Hoti ka thënë se nëse një institucion nuk i zbaton masat do të ketë mbyllje për tre muaj.“Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën. Është kohë lufte. Kërkojmë mirëkuptimin e secilit. Nuk mund ta mbyllin shtetin komplet pasi do të ishte fatale, por masat do të na çojnë për një javë në shifra më të mira”, ka thënë ai.