Negociatat/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen nesër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ditën e nesërme, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen për të diskutuar rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Takimi do të ketë për synim vendimin nëse këto dy shtete do të ftohen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Shqipëria, për të cilën deri tani ka dalë kundër çeljes së negociatave qeveria e Holandës, ka disa kushte për të plotësuar siç janë funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese si dhe ligji për mediat.

15 kushte e BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë:

1. Miratimi i reformës zgjedhore;

2. Funksionimi i Gjykates Kushtetuese;

3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;

5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;

6. Ulje e numrit të azilkërkuesve;

7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;

8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;

9. Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

10. Progres në reformën e administratës publike;

11. Zbatimi i reformës zgjedhore;

12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;

13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;

14. Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censit;

15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Ndërsa Shkupi i trembet një vetoje nga Bullgaria, me të cilën ditët e fundit kanë lindur disa përplasje sa i përket historisë mes dy vendeve.

Po sot edhe ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria nuk mund ti mbylle sytë për faktet se Maqedonia e Veriut po vazhdon të ndjekë ideologjinë e vendosur nga Stalini dhe Tito dhe kjo nuk do të thotë që Sofja po i shërben Moskës duke e bllokuar këtë shtet ballkanik.

Shkupi sipas saj nuk po zbaton marrëveshjen e fqinjësisë të nënshkruar në 2017 ndërsa politika shtetërore maqedonase bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohim të gjuhës bullgare.