Pamje nga epiqendra e tërmetit 5 shkallësh në Leunovë

Shpërndaje

Dy shtëpia të vjetra dhe një barakë me mure të plasura është bilansi i dëmeve materiale nga tërmeti në fshatin Leunovë ku dhe ishte epiqendra e tërmetit 5 shkallësh, njofton Gostivari Sot

Informata vjen nga Qendra për Menaxhim me Kriza, njësia në Gostivar, nga ku njoftojnë që për dëme të tjera nuk është raportuar deri në ora 12 të mesditës së mërkurë.

Për shkak të tërmetit epiqendra e të cilit ishte në rajonin e Mavrovës, nga Ndërmarrja Publike “Mavrovë”, njoftuan që është paraqitur ndotje e ujit përkatësisht turbullim i ujit për pije, andaj ftojnë banorët e zonës që të mos e përdorin për pije dhe punë amvisrie.

https://www.youtube.com/watch?v=Kms9WisuR5E&feature=emb_logo&ab_channel=Flaka