Pamje tronditese nga Maqedonia, pacienti me Covid i shtrirë pranë dy të vde.kurve. Nisin hetimet (Video)

Shpërndaje

Një video me pamje horror është publikuar nga spitali i Manastirit në Maqedoninë e Veriut. Një pacient me Covid është fotografuar i shtrirë në një shtrat pranë shtretërve të cilën mbanjnë dy persona të vd*ekur.

Personeli spitalor nuk ka informuar familjen se si është pacienti, njoftojnë mediat vendase.

“Babai im vd*iq të premten, ne pyetëm se si ishte sepse nuk u përgjigj në telefon. Ai ishte në dhomën e tij gjithë natën me pacientin e vd*ekur pranë tij dhe të nesërmen edhe ai vd*iq.

”Na thanë se ai kishte vd*ekur, kështu që ata e kërcënuan se do ta pushonin nga puna sepse nuk na informoi”, – shkroi një grua nga Manastiri që humbi babanë e saj për shkak të neglizhencës mjekësore.

Dy ditë më parë, një tjetër person i shëndetshëm vd*iq në spitalin e Manastirit, pa iu dhënë ndihmën e parë. Ai nuk u pranua për ekzaminim edhe pse kishte simptoma të një ataku në zemër.

Ai kishte një test korone negativ, të bërë në një spital privat, por personeli e pranuan atë sepse nuk njohin teste nga spitalet e tjera.

“Ata e dëbuan në një mënyrë arrogante rreth mesditës, ai vd*iq në orën 21:00,” shkroi një person i shqetësuar nga Manastiri. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar thotë se dy hetime paralele janë duke u zhvilluar në këtë institucion shëndetësor, për një pacientë të vd*ekur, dhe një tjetër për kushtet dhe higjienën në spital.

VIDEO