Pas 28 vjetësh, thirret ezani në qytetin Shusha të çliruar nga pushtimi armen

Shpërndaje

Pas 28 vjetësh, sot u thirr ezani për herë të parë në qytetin Shusha të çliruar disa ditë më parë nga pushtimi armen nga ana e ushtrisë së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video të shpërndarë në mediat sociale shihet se si një ushtar azerbajxhanas ngjitet në minaren e xhamisë historike Yukari Govher Aga në Shusha, qytetin simbolik të Malësisë së Karabakut, duke thirrur ezanin.

Përveç se është një simbol i historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha, qytet me rëndësi strategjike për shkak të pozitës dominuese gjeografike në rajon dhe rrugës për në Khankendi, qytetin më të madh të Malësisë së Karabakut, u pushtua nga forcat armene më 8 maj 1992.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi çlirimin e qytetit Shusha më 8 nëntor.