Pendarovski: Shanset për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë janë minimale

Shpërndaje

Shanset që të arrihet zgjidhje me Bullgarinë janë minimale, por ekzistojnë. Kështu vlerëson presidenti, Stevo Pendarovski nënjë intervistën për DW. Ai thekson se bëhet fjalë për tentim që çështjet e identitetit të vihen në tavolinën e negociatave, ndërsa për këtë askush në botë as nuk ka negociuar, as nuk do të negociojë. Pendarovski thotë se deklarata e Kuvendit bullgar dhe memorandumi i dërguar BE-së, kanë dalë jashtë kornizave të marrëveshjes dhe siç thekson ai këtu nuk kemi hapësirë për manovrime, sepse kërkesat kanë të bëjnë me çështje për të cilat nuk negociohe. I pyetur nëse mundemi të shpresojmë në zgjidhje, Pendarovski tha se ajo nuk varet nga zgjidhja eventuale e kontestit aktuale.

“Nëse nuk niseni me mirëbesim gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, çdoherë mund të trilloni arsye për të mos e respektuar, ndërsa kompleksiteti i procesit të integrimeve evropiane jep mundësi të mjaftueshme procedurale për obstruksione të tilla”.

Për presidentin Pendarovski nuk ka qenë aspak befasi ndryshimi i pozicionit bullgar që ka filluar të ndodhë vitin e kaluar sepse, siç thotë, ka mbajtur një sërë takimet me komisionin e palës maqedonase dhe me profesor dhe diplomat, njohës të raporteve bilaterale me Sofjen.

“Unë dola me deklaratë që përmbante kornizë të përgjithshme për kompromis të mundshëm në lidhje me çështjen e atëhershme aktuale për Goce Dellçevin. Reagimet në opinionin maqedonas ishin në korniza të pritjeve të mia, megjithatë më befasuan reagimet e palës bullgare. Ndryshe, ajo nuk ishte njohur si tentim për kompromis në të cilin të dyja palët duhet të bëjnë tentim dhe t’i braktisin disa nga aksiomat e tyre historike të cilët janë njëdimensional. Në vend të kësaj, në Sofje u bindën se ka ardhur koha që pala maqedonase duhet në tërësi të pajohet me narrativin e vet historik”.

Ai vlerësion se në implementimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi ka ngecje vetëm në punën e komisionit për çështje të historisë, për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve, kanë pasur arsye për këtë. Presidenti porositi që shqetësimi më i madh tani duhet të jetë si të tejkalohet bllokada eventuale në integrimet, dhe nëse bllokada ndodh, atëherë do të duhet të përforcojmë dinamikën e reformave e cila duhet të ecë me tempo shumë më të përforcuar.