Përvjetori i Alfabetit dhe i themelimit të Lëvizjes BESA, Kasami: Ditë e madhe për shqiptarët (Video)

Shpërndaje

Kreu i Besës, Bilall Kasami ka uruar 22 Nëntorin – Festën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Përmes një video urimi Kasami shprehet se muaji i nëntorit është muaj i shenjtë për shqiptarët pasi mu në këtë muaj gjenden disa festa mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar.

“Nëntori është muaj i shenjtë për kombin shqiptar duke filluar nga dita e Alfabetit në të cilën rilindasit tanë zgjodhën 36 shkronja të arta për ti dhënë frymë gjuhës tonë shqipe”, thekson ndër të tjerash Kasami në video urimin e tij.