Po ndërtohen 400 banesa në Shijak, pas shkatërrimeve nga tërmeti

Shpërndaje

Në Njësinë Administrative të Shijakut po ndërtohen 400 banesa individuale për familjet e prekura prej tërmetit të një viti më parë.

Deri më tani kanë përfunduar 58 shtëpi të reja. Në fshatin Gjepalaj familjeve Rusi, Doda dhe Gjepali në mënyrë simbolike çelësat ua dha kryeministri Edi Rama.

Po në Gjepalaj kryeministri vizitoi edhe një tjetër shtëpi të re.

Postimet e Kryeministrit RAMA:

Gjepalaj, Shijak – Në shtëpitë e reja të familjeve Gjepali, Rusi, Doda që si edhe 58 familje të kësaj njësie, e plot 400 gjithsej në bashkinë e Shijakut, do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e rindërtuar dhe pas një mundimi e durimi të madh, do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë🙏

70% e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Shijakut kanë përfunduar.
Përmes këtij investimi garantohet furnizim i pandërprerë me ujë të pijshëm për më shumë se 13 mijë banorë.
👉Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet për këtë vepër.

Shijak – Drejt përfundimi puna për rehabilitimin e 27 pallateve, me dëme DS1-DS2-DS3 të cilat ashtu siç ju kemi thënë përmbyllen në fillim të dhjetorit.
Janë riparuar dëmet e 26 nëntorit të shkuar shtëpi më shtëpi, shkallë më shkallë e mur më mur🤝