Prej nesër obligative posedimi i pajisjeve dimërore

Shpërndaje

Që nga dita e nesërme (e diel 15 nëntor), hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete në përputhje me nenin 361 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, detyrimi do të zbatohet, gjegjësisht do të zgjasë deri më 15 Mars të vitit të ardhshëm.

“Gjatë kësaj periudhe vozitësit në makinat e tyre duhet të kenë këto lloje të pajisjece- goma të përshtatshme dimri me një thellësi të caktuar të prrerjeve pneumatike në të gjitha rrotat e makinës ose zinxhirët e dëborës dhe në rastin kur bëhet fjalë për kamionë ose autobusë duhet të posedojnë mjete dore për pastrimin e dëborës (lopatë)”.

Gjoba për mos bartjen e pajisjeve të detyrueshme dimërore është 45 euro në kundërvlerë me denarë.