Prezantohet në Qeveri propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm

Shpërndaje

Rimëkëmbja ekonomike dhe mbështetja e sistemit shëndetësor janë prioritetet kryesore të propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm. Sipas planit, shteti planifikon të shpenzojë mbi 4 miliardë euro kurse të ardhurat e përgjithshme janë pozicionuar në 3.4 miliardë euro.

Prioritetet kryesore të Buxhetit për vitin 2021 janë mbështetja e sektorit shëndetësor, që do të thotë mbrojtje e shëndetit dhe jetës së njerëzve, rimëkëmbje ekonomike dhe rritje përmes masave të kategorive të ndjeshme sociale, mbështetje të ekonomisë dhe ruajtjes së vendeve të punës- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër

Në vitin 2021, pritet rritje ekonomike prej 4.1 për qind. Deficiti buxhetor do të arrijë 4.9% i PBB-së, ose 567 milion euro vitin e ardhshëm. Shteti planifikon të mbulojë zbrazëtirën buxhetore me lëshimin e një eurobondi të ri, si dhe shitjen e tokës në pronësi të shtetit. Por, në buxhet gjithashtu planifikohen punësime të reja dhe rritje të pagave të punonjësve nën ombrellën shtetërore.

20 për qind rritje e pagave në Parlament, në përputhje me ligjin – për Parlamentin, rritje të pagave në pjesën e shtesave në arsim, në pjesën e pagave dhe punësimit në polici, në akademinë ushtarake, si dhe në akademinë gjyqësore dhe akademinë e prokurorëve- pohoi Fatmir Besimi- Ministër i Financave

Investimet kapitale në vlerë prej 373 milion euro janë planifikuar për vitin e ardhshëm. Shteti do të dënojë, ose shpërblejë përdoruesit e buxhetit për atë kush sa punë ka bërë. Nëse realizimi nuk shkon siç është planifikuar, atëherë paratë do të ridestinohen për projekte,që janë në një fazë më të avancuar.