Protestë gjithëpopullore në Kosovë për masat antiCOVID

Shpërndaje

Një protestë gjithëpopullore do të mbahet kësaj të premte në Kosovë duke filluar nga ora 11:15, para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra kundër COVID-19, mos ofrimit të ndihmave financiare për qytetarët gjatë pandemisë, dhe do të kërkohet dorëheqja e ministri Armend Zemaj.

Paralajmërimi i kësaj proteste nga Zëri i Popullit është bërë përmes faqes Facebook, ku janë bërë të ditura edhe kërkesat me të cilat do t’iu drejtohen institucioneve të vendit në ditën kur pritet të hyjë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, të cilat janë bërë të ditura sot nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Pikat e protestës, sipas njoftimit, janë:

– jo orë policore

– pakënaqësitë e shumta me qeverisje dhe masat e ndërmarra kundër covid 19.

– mos ofrimi i ndihmave materiale e financiare për popullin gjatë pandemisë.

– kthimin e shifrës prej mbi 2 milion euro të vjedhura nga thesari i shtetit (ultimatum 48 orë – të paraqiten dokumente & kryesit e aktit të turpshëm të vihen para drejtësisë.

– dorëheqja e Armend Zemajt nga pozita e ministrit të shëndetësisë, pozitë e cila nuk i takon me profesion.