“Qytetar Nderi i qytetit të Skenderajt”, Kastrati: Faleminderit kryetar Jashari, faleminderit Skenderaj, faleminderit Drenicë!

Shpërndaje

Sot Kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari për festën e Flamurit dhe datëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, ka nderuar humanistin Halil Kastrati me çmimin “Qytetar Nderi i qytetit të Skenderajt”, njofton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Faleminderit kryetar Jashari, faleminderit Skenderaj, faleminderit Drenicë!

Mirënjohës kryetarit Bekim Jashari dhe stafit të tij për vlerësimin e punës së “Jetimave të Ballkanit”.

Në Festën e Flamurit dhe datëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari u nderova me çmimin “Qytetar Nderi i qytetit të Skenderajt”.

Ky çmim u takon juve bamirës, njerëz të mirë që për më shumë se një dekadë po vazhdoni t’i besoni “Jetimave të Ballkanit”.

Ne do të vazhdojmë misionin tonë derisa në trojet tona të mos ketë asnjë skamnor, jetim, e hallexhinj.

Zoti kurrë mos ju humbtë