Rama akuzon Metën, Berishën dhe Bashën se i mbështetën akuzat kundër krerëve të UÇK-së

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë , Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, se e kanë mbështetur raportin e ish-deputetit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës Dick Marty, mbi krimet e pretenduara se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tramsneton ALBAZONE MEDIA.

Rama ka pyetur këto figura politike se pse kanë votuar pro raportit të ish-senatorit zviceran.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, ka deklaruar Rama.