Rama i përgjigjet Metës: Ai ka hallin e ndërmarjes private të zonjës së parë, e ka kthyer autoritetin e presidentit në lolo

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta ditë më parë, duke e cilësuar “qen bir qeni”.

Rama tha se Meta ka hallin e pushtetit për ndërmarrjen e tij siç e cilëson ai Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Rama përsëriti sërish atë që ka thënë më herët që Ilir Meta ka marrë gjithçka nga pushteti.

Rama: Ça kërkon ky njeri që del dhe bërtet, që i është dhënë rakisë. Ilir Meta kërkon pushtetin, nuk kërkon balancë për pushtetin. Mos harroni që Ilir Meta ka një ndërmarrje të ngritur për të nxjerrë pçrfitime në kurriz të partisë së madhe të radhës, të cilës i bashkëngjitet dhe duke marrë për vete indulgjencat e pushtetit. Kjo ndërmarrje drejtohet nga zonja e parë e Shqipërisë, e pa ndodhur në asnjë vend të globit. Zonja e parë është drejtore e një ndërmarrje politike që lufton për pushtet. Do lërë ndërmarrjen e gruas pa punë? Po flasim për Ilir Metën. I është dhënë mundësia unikale si askujt tjetër. Duke qenë President i Republikës, nuk bën rolin e unitetit dhe del aty thotë jam nga Skrapari. E dimë të gjithë që është nga Skrapari, por është President i Shqipërisë.

Unë jam nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit. Mos ngatërroni tehun e shpatës dhe gjuhës. Mos e ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës.

Kur them për Ilir Metën çfarë kërkon nga Shqipëria, do bëhet mbret apo do bie dëshmorë, e them dëshmorë se nuk di ta shpjegoj ndryshe dhënien e dekoratave për ata që nuk jetojnë dhe këtë se ka bërë asnjë president përpara. Del flet në intervista i dehur në studio televizive. Si i përgjigjesh një të dehuri? Nuk i përgjigjesh fare siç bëj shpesh herë.

Unë po flas për Ilir Metën që jo e ka stigmatizuar por e ka bërë lolo emrin e Presidentit.

Janë ortakë të një ndërmarrjeje që quhet LSI, e cila e ka mbaruar afatin e vet. PS nuk bën më asnjë lloj marrëveshje me atë ndërmarrje që është e degraduar plotësisht.

Më poshtë shikoni videon: