Rama pas djegies së banerit për UÇK’në: Mjeranët që djegin simbole e forcojnë kujtesën

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas djegies së banerit ‘Liria ka emër’ në Graqanicë, nismë kjo e filluar nga PDK’ja pas arrestimit të ish-krerëve për krime lufte.

Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se ata që djegin simbole e postera, vetëm se e forcojnë kujtesën kolektive.

“#LiriaKaEmër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e Lirisë…”, ka deklaruar i pari i ekzekutivit të Shqipërisë.

Përgjatë ditës së sotme, disa persona të panjohur në Graqanicë kanë djegur banerin ‘Liria ka emër’.

Kryeministri Rama i ka mbështetur në vazhdimësi të akuzuarit e ish-liderëve të UÇK’së për krime lufte, me theks të veçantë ish-presidentin Thaçi.