Rama ua uron Festën e Flamurit ish-komandantëve të UÇK-së që janë në Hagë

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, festën e Flamurit ua ka uruar edhe ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët gjenden në Gjykatën Speciale të Hagës.

Këto urime Rama i bëri pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh Rama.