Rexhepi pohon se deri në momentin e fundit nuk e ka ditur se po e shkarkojnë nga BFI!

Shpërndaje

Ish-kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi në emisionin Click Plus tha se ai ka qenë personi i fundit që ka kuptuar për mbledhjen në Gositvar për shkarkimin e tij.

Agron Vrangalla: Çfarë ndodhi në Gostivar?

Sulejam Rexhepi: “Ndoshta isha i fundit që e mora vesht atë punë. Janë mbledhur disa persona, disa ishin mufti të tjerët nuk ishin mufti kishte ushtrues detyre, kishte persona të autorizuar jo për me e përfaqësu muftininë kishte persona të cilët nuk ishin as anëtarë të Rijasetit, por edhe që nuk janë imam në ndonjë xhami, ai paraqitet si anëtar i Rijasetit dhe ai nënshkruan si anëtar i Rijasetit për shkarkimin tim. Por praktikisht nuk ka pasur nevojë ta bëjnë atë për shkak se me mua kishin vetëm 5 minuta punë edhe e zgjidhnjëm problemin”.