Rot: Negociatat të fillojnë në dhjetor! Zgjerimi nuk duhet të jetë peng i çështjeve bilaterale

Shpërndaje

Bullgaria qëndroi me veton ndaj Maqedonisë, ndërsa Gjermania përsëri kërkoi fillim të negociatave në dhjetor me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Porosia nga Gjermania arriti nga ministri për çështje evropiane, Mihaell Rot, i cili i thirr vendet anëtare që zgjerimi të mos jetë peng i çështjeve dypalëshe. “Interes themelor i BE është që në afat sa më të shpejtë të fillojnë negociatat me konferencë ndër-qeveritare. Shpresoj se të gjithë kolegët e vendeve anëtare do të pajtohen me këtë interes dhe qëllim si dhe do të jenë të gatshëm në mënyrë pragmatike dhe solidare të punojnë për realizimin e tij. Zgjerimi nuk duhet të jetë peng i çështjeve bilaterale të vendeve të caktuara anëtare”, tha Mihaell Rot, ministri për punë të jashtme i Gjermanisë.