Sadulla Duraku s’e lëshon karriken, do të jetë anëtar i Bordit në Telekom

Shpërndaje

Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraku është zgjedhur Sadulla anëtar i pavarur jo ekzekutiv të Telekom it të Maqedonisë së Veriut.

Përpos tij, anëtarë e Bordit është zgjedhur edhe Shkodrane Dardhishta, Bardhyl Nasufi dhe Aqif Mehdiu.

Qeveria e pranoi dorëheqjen e Sead Sadikovski, dhe i njëjti është shkarkuar nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq në Senat Ahmedi është emëruar për u.d. drejtor.

Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e u.d. drejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimit, Lidija Gjorshevska, ndërkaq në vend të saj është emëruar Elizabeta Naumovska.

Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e Adnan Xhaferiovskit nga pozita e drejtorit të Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim, në vend të tij është emëruar Bekim Maksuti.

Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e Agron Buxhakut nga pozita e drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në vend të tij është emëruar Stojançe Angellov.

Firus Memed, është shkarkuar nga detyra e zëvendës/drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, për shkak se i ka skaduar mandati.

Qeveria e ka shkarkuar Amir Shabanin nga detyra e anëtarit të Bordit të Rrjetit Maqedonas Akademik për Hulumtime (MARnet). Qeveria e ka shkarkuar Zirap Ademin nga detyra zv/sdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave. Qeveria e ka shkarkuar Arif Asanin nga detyra e zv/drejtorit të Agjencisë për Siguri Nacionale.

Blerim Idrizi është shkarkuar nga detyra e anëtarit të Bordit në NP Menaxhim me Kullotat, në këtë pozitë është emëruar Nezarim Alili.

Viktor Taleski është emëruar anëtar në Bordin e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Prilep.

Qeveria e ka shkarkuar Boban Tomeskin nga detyra e anëtarit të Komisionit të Sigurimit nga Përgjegjësia Automobilistike dhe për përfaqëues të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit e ka emëruar Zllate Simonovskin.

Qeveria ka konstatuar ndërprerje të mandatit për anëtarët e Bordeve të Shkollës Fillore për nxënës me nevoja të veçanta “Shën Klimenti i Ohrit” – Novo Sellë, Risto Zllatanov dhe Bllagica Stoillova.

Qeveria konstatoi ndëprerje të mandatit edhe për anëtaren e Bordit Udhëeqës të NP “Jasen”, Kalina Kusatska, ndërkaq në vend të saj është emëruar Olivera Popoviq.

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se dr. Suad Zejnel nga Klinika e Pulmologjisë do të jetë drejtor i Institut të Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha, a dr. Bashkim Osmani do të udhëheqë me Klinikën e Reumatologjisë. Zejnel dhe Osmani vijnë në vendet e dr. Arben Llabënishta dhe dr. Filip Guçev.

Deri në fund të javës pritet të emërohen drejtorë edhe në Qendrën e Shëndetit Publik, Klinikën e Kardiologjisë, Toksikologjisë, Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, por edhe Institutit për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Fëmijët në Kozle.