SafeJournalists: 2 Nëntori – Përkujtim dhe paralajmërim për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor

Shpërndaje

Derisa të gjitha vr*asjet, su*lmet fizike dhe kërcënimet me vd*ekje në drejtim të gazetarëve të zgjidhen dhe ndëshkohen, 2 Nëntori do të jetë përkujtues i çmimit të lartë që gazetarët e paguajnë në ndërkohë që punojnë për interesat e qytetarëve.

Duke i marrë parasysh pasojat e mos-ndëshkimit, posaçërisht të krimeve në drejtim të gazetarëve, më 2013 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara emërton 2 nëntorin si “Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Mos-ndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve”.

Përgjatë këtyre shtatë viteve, në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndryshime të dukshme përsa i përket investigimeve për rastet e vr*asjeve të gazetarëve apo atyre të cilët ishin cak, edhe dekada më herët.

Në ndërkohë që në Bosnje e Hercegovinë në rastin e tentim vr*asjes së Vladimir Jovanoviqit, një person u fajësua në gjykatë, por rastet e vendeve të tjera vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Në Malin e Zi një bashkëpunëtor u dënuar për vr*asjen e Dushko Jovanoviqit më 2004, por urdhërdhënësit dhe organizuesit e krimit vazhdojnë të mbeten të panjohur. Në rastin e qëllimit me armë të Olivera Lakiç u mor vesh se personi i cili e ka qëlluara Lakicin është identifikuar me 2019, por nuk u shënua progres në investigimin e rastit, si dhe autoritetet heshtën.

Në Serbi vr*asjet e Radislava Vujasinoviq më 1994, dhe ajo e Milan Pantiq me 2001 janë ënde në fazat e para të investigimit, në ndërkohë që gjykimit për rastin e Slavko Curuvijas po i vjen fundi. Hulumtimi për tentim-vr*asjen e të ndjerit Dejan Anastasijeviq më 2007 nuk rezultoi i suksesshëm, në ndërkohë që gjykimi i tentim zjarrvënia ndaj Milan Jovanoviqit më 2018 ende vazhdon.

Edhe pse më 2017 Kryeprokurori i shtetit të Kosovës ka emërtuar një prokuror-koordinator të merret me rastet e gazetarëve, nga ku janë katër të pagjetur, si dhe dymbëdhjetë të vr*arë, raste të cilat ende nuk janë zgjidhur.

Rastet e su*lmeve në drejtim të gazetarëve në Maqedoninë e Veriut janë trefishuar nga vitit 2019 (nga 4 në 14 raste) dhe më shumë se gjysma e gazetarëve të cilët ishin pre e su*lmeve janë gra.

Mesazhet të cilat i përçojnë institucionet nuk janë aspak shpresëdhënëse: Që nga viti 2014 Rrjeti SafeJournalists ka regjistruar mëse 774 raste të su*lmeve: Në Malin e Zi 43 raste, në Kroaci 64, në Maqedoninë e Veriut 72 raste, në Kosovë 128, në Bosnje dhe Hercegovinë 171, si dhe në Serbi 295 raste. Shumë nga këto raste vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Investigimet rreth 14 su*lmeve mbi 19 punonjës medialë nga policia dhe qytetarët gjatë protestave në Serbi, gjashtë raste nga së cilat janë hospitalizuar po ecin me hapa të ngadaltë – një rast është zgjidhur, ndërsa 9 të tjera janë duke u hetuar nga Prokuroria.

Rrjeti SafeJournalists rikujton qytetarët e rajonit se gazetarët janë të rrezikuar për plasmini e informatave që janë me interes publik për ta dhe i fton që t’a ngrisni zërin për ta. Institucionet shtetërore, si Prokuroria dhe Policia duhet të trajtojë më me seriozitet su*lmet ndaj gazetarëve, t’i hetojnë dhe t’i sjellin kriminelët pranë drejtësisë. Duke vepruar kështu do të shfaqin përkushtimin e tyre për lirinë e medies. Vonesat, ngurrimi dhe refuzimi që të ngrihen padi ex officio, në kombinim me su*lmet verbale nga zyrtarët e lartë, fushatat njollosëse në medie dhe presionet e natyrave të ndryshme, si rezultat krijojnë ambient të përshtatshëm për rrezikim të mëtutjeshëm të gazetarëve.

Secili su*lm ndaj gazetarëve është su*lm në interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 02.11.2020

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë