Sela takon Ambasadorin e ri të Misionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut, z. David Ger

Shpërndaje

Sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta takoj Ambasadorin e ri të Misionit të BE për Maqedoninë e Veriut Shkëlqesinë e tij z. David Ger.

Gjatë këtij takimi e informova Ambasadorin Ger, për ngjarjet aktuale politike duke u ndalur tek tema që janë me më shumë interes për procesin euro-integrues.

I kam ripërsëritur qëndrimet politike të Aleancës për Shqiptarët në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor, si segment kyç dhe i domosdoshëm për fillimin e bisedimeve me BE-në. Respektimi i të drejtave të njeriut, reformat në drejtësi, demokratizimi i institucioneve dhe zhvillimi ekonomik, janë prakushte që Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësoj sa më parë.

Gjithashtu kemi folur edhe në lidhje me kontestin e ri të krijuar me Bullgarinë, duke i kërkuar ambasadorit të BE-së në Shkup z. Ger një angazhim më të madh të BE-së në forcimin e dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për të inkurajuar palët në gjetjen e një konsenzusi të shpejt dhe të qëndrueshëm.

E ndamë mendimin me Ambasadorin Ger se çdo vonesë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është vonesë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ti ndier benefitet politike ekonomike dhe ato të sigurisë që i ofron Bashkimi Evropian, andaj një angazhim i përbashkët politik dhe diplomatik do të jepte rezultate pozitive, të procesit të antarësimit.